Monthly Archives: qershor 2015

Punetore qepje kepucesh

Pas perfundimit te kursit  2 mujore per punetor qepje kepucesh ne Qendren e Formimit Profesional, Durres, sot filloi praktika 1 mujore prane firmave te prodhimit ne Durres. 15 kursante do te xhvillojne praktiken 1 mujore me mundesi zbatimi te njohurive te perftuara gjate kursit si dhe me mundesi punesimi prane ketyre firmave.

Mirembajtje e makinave te veshjeve dhe kepuceve ne Fier

“Dymbëdhjetë pjesëmarrës kanë përfunduar praktiken e tyre njëmujore ne firmat e prodhimit te veshjeve dhe këpucëve, të firmave të ndryshme në Fier për të praktikuar aftësitë qe kanë mësuar në mirëmbajtjen e makinave te veshjeve dhe këpucëve gjatë një kursi katër mujor të ofruar nga Qendra e Trajnimit Profesional në Fier me mbështetjen e Assist Impact”.

Democracy Grants

REQUEST FOR APPLICATIONS FOR DEMOCRACY GRANTS

Assist Impact, a local organization supported by USAID/Albania, is seeking applications from local non-governmental organizations to implement approximately five to six Democracy Grants focused on Active Citizenship and Accountability.

The activities should last from two to nine months, starting not earlier than early March 2015 and ending no later than November 30, 2015.

Grant amount limited to less than ALL 2,700,000 each, with cost sharing or leveraging of at least 5% required. Lower budgets nearer ALL 1,700,000 – ALL 2,000,000 may be preferred. Activities should be aimed at one or more of the following:

  • Promoting accountability, transparency and/or anti-corruption mechanisms
  • Combating informality and unequal enforcement of laws (Note: Activities cannot involve Albanian State Police)
  • Enhancing a vibrant civil society as an impartial channel for citizens’ voices and holding government accountable
  • Promoting consensus and community building
  • Promoting independent and professional media
  • Protecting human rights including the rights of girls and women to participate fully in social, political and economic life

Supporting free and fair elections (Note: Election-day monitoring will not be considered) The application package including full details regarding these grants and evaluation criteria can be obtained by requesting at:ornela.palushaj@assistimpact.org;

Cc:matty.thimm@assistimpact.org.

The deadline for applications is 10 a.m., February 11, 2015.

USAID dhe “Assist Impact” Mbështesin Fuqizimin e të Rinjve në Shqipëri

Sot, ne 1 Tetor 2014 USAID-i dhe organizata ‘Assist Impact’, nënshkruan 7 Marrëveshje për Grante, per projekte qe synojnë fuqizimin ekonomik e te rinjve dhe perfshirjen e tyre ne proceset demokratike. I Ngarkuari me Pune i Ambasades , Henry Jardine, Zv. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, dhe Zv. Ministri i Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave, Jani Babi, mbajtën fjalët e rastit në këtë ceremoni. Synimi i granteve është rritja e mundësive të punësimit dhe fuqizimi i të rinjve që të jenë aktivë në shoqëri.

Përmes një procesi konkurrues, Assist Impact ka përzgjedhur 7 OJQ për të mbështetur fuqizimin e te rinjve, duke u fokusuar kryesisht ne punen jashte Tiranës.

Veprimtaria e sotme shënoi nënshkrimin e këtyre 7 marrëveshjeve për grante.  Organizatat që do të zbatojnë këto projekte, janë:

  • Creative Business Solutions, organizatë që do te punoje ne 13 zona rurale, nga Malesia e Madhe ne Gjirokaster, për të trajnuar dhe punesuar te rinj si specialiste ne prodhim bulmetrash, fruta  dhe perime, bimë mjekësore dhe ereza, ruajtjen ne ambjente ftohese dhe serat;
  • Agjencia e Zhvillimit Rajonal (AZhR) Korce, organizatë që do të punojë me bizneset dhe me te rinjte ne zonen e Korces, per te ngritur kapacitetet te rinjve, që kerkohen nga bizneset vendore;
  • Albania Rafting Group, organizatë që do te trajnoje te rinj per te punuar si guida, si dhe do te ofroje trejnim te specializuar per ndihmën e shpejte per guidat ne sportin e rafting-ut, si dhe do te punoje me menaxheret e shtepive mikpritese (Guest House) dhe me materialet informative;
  • Shoqata për Integrimin dhe Zhvillimin Komunitar (ShIZhK),
  • Shoqata Kombëtare e Blegtoreve Shqiptare (LEAA), organizatë që do të punoje ne sektorin e blegtorise ne Lushnje, Shkoder, Korce dhe Kukes, ku ajo ka identifikuar nevojen per specialiste ne drejtim te nderzimi artificial, te kontrollit te mastitit  dhe kujdesit ndaj thundrave te gjedhit dhe te te imtave
  • Rrjeti Alumni i Studenteve Shqiptare (AS@N), organizatë që do te zhvilloje trajnime, do te gjeje mundesi per praktike profesionale (internship) dhe do te punesoje studentë ose te sapodiplomuar ne pune dhe pozicione te ndryshme ne Shkoder, Vlore dhe Tirane.
  • Epoka e Re Fier, organizatë që do të nxisë pjesëmarrjen e te rinjve në proceset demokratike, duke krijuar Grupe Këshillimi të të Rinjve, në Patos dhe Fier, të cilat do të lidhen e komunikojnë me strukturat e qeverisjes për ceshtje të interesave të vecanta për të rinjtë.

Kërkesë për aplikime për grantet për fuqizimin e të rinjve

Assist Impact, me mbështetjen e USAID / Shqipëri, kërkon aplikime nga organizata lokale jo qeveritare për zbatimin e gjashtë deri në tetë Granteve për Fuqizimin e të Rinjve, të përqëndruara në Punësim dhe/ose Qytetari Aktive.

Aktivitetet duhet të fillojnë në gjysmën e dytë të Shtatorit 2014 dhe të përfundojnë brenda gjysmës së parë të muajit Korrik 2015. Këto grante janë të kufizuara shumën maksimale prej 2.000.000 lekë secili. Paketa e aplikimit, duke përfshirë objektivat e përcaktuara për punësimin e të rinjve si dhe projektet për pjesëmarrjen e të të rinjve, si dhe informacion më të plotë lidhur me këto grante dhe kriteret e vlerësimit mund të kërkohet në adresën e e-mailit: jugera.ibrahimi@assistimpact.org;
Cc: matty.thimm@assistimpact.org.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 18 Gusht 2014, ora 10:00 am.

Thirrje per Propozim

Assist Impact, njё organizatё lokale e mbёshtetur nga USAID/Shqipёri po organizon njё program trajnimi 2,5 ditor, nё kuadёr tё programit Mbёshtetje pёr Partneritetin Publik-Privat (PPP).

Ky trajnim do tё zhvillohet nё bashkёpunim me Institutin e Kёrkimeve Urbane dhe Co-Plan, nё Tiranё, nga data 28 – 30 Prill, 2014, pёr pёrfaqёsues tё OJF-ve ose kompani private dhe pёrfaqёsues tё njёsive tё qeverisjes vendore.

Numri i pjesёmarrёsve do tё jetё i kufizuar dhe aplikantët duhet tё jenё: i) pёrfaqёsues nga OJF-tё ose kompani private qё kanё jo mё pak se tre vjet eksperiencё dhe kanё hartuar mё parё studime mundshmёrie (fizibiliteti); ii) pёrfaqёsues nga njёsitё vendore, partnere tё Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore: Tirana, Durrësi, Lushnja, Kuçova, Patosi, Vlora, Saranda, Elbasani, Vora, Kamza, dhe komunat Kashar e Paskuqan

Nё kuadёr tё kёtij programi, Assist Impact do tё organizojё nje fazё tё dytё pёr kontraktimin e disa OJF-ve ose kompanive private (nga ato qё kanё qenё pjesëmarrёs nё trajnim) pёr tё punuar secila me njё nga njёsitё e qeverisjes vendore tё pёrmendura mё sipёr nё zhvillimin e projekteve tё vogla PPP, mbёshtetur nё praktikat mё tё mira.

Aplikimet mund tё dërgohen nё adresёn:bruna.stamo@assistimpact.org;
Cc:matty.thimm@assistimpact.org.
Afati i aplikimeve ёshtё deri mё 18 Prill,2014 ora 10:00.

Grante per fuqizimin ekonomik te Gruas

Më 28 Janar, 2014, USAID dhe partneri i saj Assist Impact nënshkruan shtatë marrëveshje për fuqizimin ekonomik të gruas.

Projektet do të zbatohen në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë zonat e thella të Komunës Zall Bastar dhe fshatrat e Elbasanit, e deri në Pogradec, Lezhë, Pukë, Gjirokastër dhe rrethinat e Tiranës. Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, Zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Gentjana Sula dhe Kryetarja e Aleancës së deputeteve Gra Mesila Doda, mbajtën fjalën në ceremoni. Ambasadori Arvizu theksoi se Assist Impact dhe USAID kanë nënshkruar këto marrëveshje me organizatat lokale të grave për të investuar në gratë dhe vajzat e Shqiptare. Qëllimi është për të ulur pengesat e hasura nga gratë dhe vajzat që ato të kenë më shumë mundësi në tregun e punës, për të ulur diskriminiminndaj tyre dhe fuqizuar ato. Ceremonia u mbyll me nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve të granteve nga Drejtoresha Ekzekutive e Assist Impact Matty Thimm dhe organizatat e granteve, si dhe fotot që u realizuan mes tyre dhe Ambasadorit Aleksandër Arvizu.

Gjykatësit trajnohen mbi paaftësinë paguese

Duke nisur nga 02-07 Maj, 2013 u mbajtën katër seminare një-ditore për gjykatësit lidhur me ligjin e paaftësisë paguese. Trajnimet u mbajtën në Korçë, Durrës, në Gjykatë e Apelit të Tiranës dhe në Krujë për afro 60 gjyqtarë.

Trajnimi ishte pjesë e një programi të zbatuar nga Assist Impact në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Trajneri kryesor, Yair Baranes, prezantoi hap-pas-hapi procesin se si një njësi ekonomike deklarohet e falimentuar duke përdorur praktikat më të mira brenda kuadrit ligjor shqiptar. Gjyqtarët drejtuan shumë pyetje duke qenë se paaftësia paguese është një çështje që në përgjithësi nuk kuptohet mirë. Deri më sot vetëm një rast ka përfunduar me sukses në gjykatë. Shumë kërkuan adresat e email-it të trajnerëve në rast se do të lindnin pyetje më vonë.

Assist Impact nënshkruan një kontratë tre mujore e gjysëm me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë

Më 8 Prill, 2013 – Assist Impact nënshkruan një kontratë tre muaj e gjysem  me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë për monitorimin e Zgjedhjeve 2013 në Shqipëri.

Leaders

Projekti parashikon mbështetje gjatë ditës së votimit, vëzhgimin e numërimit, si dhe monitoriming e përgatitjeve zgjedhore. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë do të rekrutojë, trajnojë dhe të vendosë vëzhgues vendas për zgjedhjet në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Vëzhguesit vendas do të monitorojnë integritetin e numërimit të votave / raportimin e procesit në 100% të qendrave të numërimit. Publiku do të mund të ndjekë përgatitjen dhe rezultatet e votimit në faqen e internetit të Koalicionit: KRIIK Shqiperi

Kurs Trajnimi për gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm rreth paaftësisë paguese dhe falimentimit

Si gjyqtarё dhe prokurorё tё ardhshёm ata do tё jenё nё gjendje te trajtojnё edhe rastet e falimentimit dhe paaftesisё paguese.

Megjithёse i kishim mbuluar kёto cёshtje mё parё, ky kurs u bazua nё raste studimi dhe shembuj konkretё dhe i prezantuar nga nje trajner shumё i aftё, na dha atё pёr tё cilёn kishim nevojё” – tha njё prej studentёve.