Rreth Nesh

Assist Impact

Assist Impact është një organizatë private, jo-fitimprurëse e angazhuar për të promovuar një shoqëri të begatë, të drejtë dhe përfshirëse. Assist Impact ka për qëllim të ngrejë dhe ruajë kapacitetet e individëve, grupeve, komuniteteve, institucioneve dhe organizatave në sektorin jo-fitimprurës publik dhe privat për të kontribuar për një shoqëri të begatë dhe përfshirëse që luan një rol ndërtues në botë.

Assist Impact e arrin qëllimin e saj duke kërkuar financime për zbatimin e iniciativave për ngritjen e kapaciteteve, qoftë duke iu përgjigjur kërkesave të donatovëve apo duke hartuar projekte, konsulenca apo iniciativa të tjera. Assist Impact është vecanërisht i aftë në manaxhimin e granteve për zhvillimin e kapaciteteve, marreveshjeve dhe kontratave, përfshirë
këtu asistencen teknike, trajnimet, komoditetet, dhe ofrimin e shërbimeve për një gamë të plotë sektoresh duke përfshirë begatinë ekonnomike, demokracinë dhe qeverisjen, mbrojtjen e mjedisit, shëndetësinë, arsimin, asistencën sociale dhe humanitare. Assist Impact është gjithashtu i interesuar në promovimin dhe asistimin e firmave në Përgjegjësinë Sociale të Korporuar, përfshirë këtu manaxhimin e granteve/marrëveshjeve.

Kodi i Etikës dhe Sjelljes:
Assist Impact, është një produkt i world Learning/Shqipëri me vite përvojë në ofrimin e shërbimeve për rritjen e kapaciteteve dhe gëzon një reputacion për punë të shkëlqyer dhe integritet. Ndonëse respekton vlerat demokratike, qëndron e distancuar nga politikat partiake qe shpeshherë janë shkatërruese. Organizata vlerëson potencialin e vecantë të cdo individi për të kontribuar në përmirësimin e shoqërisë kur jepet mundësia për të zhvilluar kapacitetin e tij/saj. Ajo respekton mendimet e ndryshme dhe përdor parimin e konsultimit të respektueshëm për të arritur consensus aty ku është e mundur. Assist Impact lufton vazhdimisht për të përmirësuar performancën e saj duke inkurajuar të gjithë punonjësit dhe klientët të ofrojnë mendimet/idetë e tyrë lidhur me mënyrat e përmirësimit. Herë pas here Assist Impact do t’i kushtojë pak kohë për të vlerësuar performancën aktuale, do të pasqyrojë mënyra të ndryshme për përmirësim dhe do të ndërmarrë hapa për të arritur dimensione të reja në ofrimin e shërbimeve tona.