Category Archives: Histori Suksesi

(English) Youth Empowerment Grants Strengthening Economic Prosperity

Na vjen keq , faqja eshte e mundur vetem ne gjuhen Anglishte Amerikane.

Ne Ndihme te Organizatave qe Asistojne Popullsine Minoritare

Ne Ndihme te Organizatave qe Asistojne Popullsine Minoritare

Ne Ndihme te Organizatave qe i Sherbejne Individeve me Aftesi te Kufizuara

Ne Ndihme te Organizatave qe i Sherbejne Individeve me Aftesi te Kufizuara

Grante per Fuqizimin Ekonomik te Grave-Vende Pune per Grate e Margjinalizuara

Grante per Fuqizimin Ekonomik te Grave-Vende Pune per Grate e Margjinalizuara

Kursi per Teknik per Makinat Qepese

Kursi per Teknik per Makinat Qepese

Udhezues Pediatrik

Sfida
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, është 15 për 1.000 lindje, ose tre here më e lartë se e vendeve të tjera evropiane. Mjekët pedatër në të gjithë Shqipërinë shpesh përballen me detyrën e frikshme të diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëve pa pasur mjetet e duhura mjekësore. Për më tepër, mjekët në rrethe të ndryshme i trajtrojnë sëmundjet e njëjta ndryshe. Udhëzimet e trajtimit kanë ekzistuar, por nuk kanë qenë të detyrueshme. Në mungesë të udhëzimeve të qarta dhe të unifikuara, fëmijët e sëmurë nuk kanë marrë gjithmonë trajtimin më të mirë. Në mungesë të mjekësisë së duhur, disa mjekë provuan alternativa të ndryshme, të tjerë nuk bënë asgjë.
Iniciativa
Shoqëria Shqiptare Pediatrike vendosi t’i kushtojë  konferencën e saj 10 vjetore bashkimit të udhëzimeve për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të rënda të fëmijëve. Gjatë konferencës, ekspertë të respektuar shqiptarë, si dhe të huaj paraqitën  udhëzimet epidemiologjike, klinike dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët si infeksionet akute te traktit respirator, astma, dehidratimin, infeksione të caktuara, meningjitit bakterial, temperaturën me burim të panjohur, të ushqyerit tek të mituriit, anemia, ethet reumatike akute dhe imunodeficiencat. USAID mbuloi pjesën më të madhe të kostove të konferencës. USAID-i gjithashtu bëri të mundur që të publikojë prezantimet në mënyrë që mjekët pediatër në mbarë vendin të mund të referohen informacioneve të përditësuara.
Rezultatet
Tre-qind e pesëdhjetë kopje të udhëzimeve të praktikës klinike janë publikuar për të gjithë mjekët pediatër në Shqipëri. Në qytetet ku mjekët shpesh nuk kanë qasje në internet, të paturit e një botimi të tillë për t’iu referuar në gjuhën shqipe është një mjet i paçmueshëm. Tani në vend të mbështeten në një botim të vjetër ose të hamendësojnë çfarë alternativë mund të jetë më e përshtatshme në mungesë të ilaçeve të zakonshme, mjekët mund të referohen tek publikimi dhe të jenë të sigurt që ata kanë ofruar kujdesin më të mirë sipas rrethanave.</p>

Grupi Shqiptar SIFE-Konkurrent i fortë në Kupën e Botës-Berlin

SIFE%20World%20Cup%202007%20suitsTIRANA, 16 TETOR, 2009 Ekipi SIFE Shqipëri është kthyer këtë javë nga Berlini si gjysmë-finalistë krenarë të Kupës Botërore të këtij viti. Ekipi I Shqipërsëa, përfaqësuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, konkuruan me studentë nga 40 vende të cilët prezantuan projektet e zhvillimit ekonomik të zbatuara në vendet pritëse. Ky është viti i katërt që ekipi i Shqipërisë ka marrë pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar falë mbështetjes së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
SIFE është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse që punon me udhëheqësit në biznes dhe edukim të lartë për mobilizimin e studentëve të universiteteve për të bërë një ndryshim në komunitetet e tyre, ndërsa zhvillojnë aftësitë e tyre për t’u bërë udhëheqës shoqërore përgjegjës biznesit. Çdo vit, SIFE organizon një seri garash rajonale dhe kombëtare për ekipet për të paraqitur rezultatet e projekteve të tyre, dhe për t’u vlerësuar nga udhëheqësit e biznesit që shërbejnë si gjyqtarë. Ekipet kombëtare që fitojnë sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në  Kupën prestigjioze të Botës që organizon SIFE.
Drejtorët e kompanive të biznesit ndërkombëtar I vlerësuan programet në terren të SIFE Shqipëri SIFE si me njohuri të shkëlqyera në ekonominë e tregut dhe duke njohur ndikimin që ato projekte kishin pasurnë komunitetet e synuara. Ekipi i Shqipërisë zuri vend më të lartë se ekipet e Britanisë së Madhe, Polonisë, Rusisë, Holandës, Suedisë.

Për më tepër informacion rreth SIFE Albania, vizitoni:http://www.sifealbania.org/