Video

Kjo është historia e Dr. Kujtim Shabani nga Korca, Shqipëri. Kjo është historia e Skerdit nga Tirana, Shqipëri.

Ky dokumentar është për Luljetën nga Fier, Shqipëri. Kjo eshte historia e nje grupi studentesh nga Tirana, Shqipëri.
Synimi i Projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit rom të Shqipërisë dhe fuqizimin e tij me tregimet e romëve të cilët kanë transformuar jetën e tyre përmes edukimit dhe punësimit.

Katër dokumentarë, rreth 15 minuta në gjatësi, janë prodhuar në bashkëpunim me Shoqatën Belmond Artistët e Rinj. Ata tregojnë për individë rome me prejardhje të ndryshme arsimore që kishin kapërcyer sfidat dhe bënë përpjekje të jashtëzakonshme që të kenë sukses në jetë. Kujtim Shabani nga Korça, është një njeri i moshës së mesme që punon si mjek në urgjencën e spitalit në Korçë, dhe është model i një njeriu familjar, në shërbim të komunitetit rom në veçanti dhe komunitetit në përgjithësi.Historia e tre studentë romë nga rrethet, Emiljano, Enerida dhe Daniela, që studiojnë në një universitet privat në Tiranë paraqet modele të tjera pozitive që shërbejnë si shembull për të rinjtë rom që të vazhdojnë arsimimin. Historia e Luljeta Kazanxhiu nga Fieri tregon se si një grua e re nga Tirana, e martuar në Fier pasi mbaroi shkollën e mesme ndoqi një kurs profesional i cili i ka mundësuar të punojë në profesionin e saj dhe të gëzojë jetën. Skerdi Selimi nga Tirana është një i ri rom i cili pasi përfundoi një kurs saldimi dhe tani punon si saldator. Ky profesion i lejon atij të kujdeset për familjen e tij, gruan e tij të re dhe vajzën një vjeçare dhe inkurajon të rinjtë të tjera për të mësuar në tregti..


ENIKA – Një police e kujdesshme nga Berati që shkon rruga përtej detyrës për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje. Bardhylka – Një grua e guximshme në karrocë me rrota e cila vazhdon të japë kontributin e saj dhe të punojë për përfshirjen e të paaftëve në komunitet.

Albina – Një grua veriore (Rrëshen) jep kontributin e saj vendim-marrësit në fushën e shëndetësisë dhe politikës. Mimoza – Një grua trime nga Pogradeci tregon shembullin e një gruaje të suksesshme në biznes, duke marrë kredi, dhe duke ndihmuar gra të tjera.

Majlinda – Një grua nga Kukësi, që studioi në Tiranë jashtë shtetit dhe megjithatë u kthye në vendlindje për të dhënë kontributin e saj në fushën e edukimit. Meli – Një grua nga fshati Mjede, e cila guxon të punijë në hekurudhë dhe më pas luftoi një betejë ligjore.
Gjashtë dokumentarë me cilësi të lartëjanë prodhuar në bashkëpunim me Agjencinë e Videove Grafike theksojnë përpjekjet e jashtëzakonshme të bëra nga gratë për të kapërcyer pengesat dhe për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në shoqërinë ku ato jetojnë. Gratë kurajoze që shërbyen si personazhe kryesorë për dokumentarë ishin: Mili – një grua e moshës së mesme nga fshati Mjedë që guxon të punojë në hekurudhë dhe pastaj lufton një betejë gjyqësore, Bardhylka – Një grua e guximshme në karrocë me rrota e cila vazhdon të japë kontributin e saj dhe të punojë për përfshirjen e të paaftëve në komunitet, Albina – Një grua veriore (Rrëshen) jep kontributin e saj vendim-marrësit në fushën e shëndetësisë dhe politikës , Mimoza – Një grua trime nga Pogradeci tregon shembullin e një gruaje të suksesshme në biznes, duke marrë kredi, dhe duke ndihmuar gra të tjera ENIKA – Një police e kujdesshme nga Berati që shkon rruga përtej detyrës për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe Majlinda – Një grua nga Kukësi, që studioi në Tiranë jashtë shtetit dhe megjithatë u kthye në vendlindje për të dhënë kontributin e saj në fushën e edukimit, dokumentarë janë transmetuar dhe ritransmetohen në stacionet kryesore televizive në Shqipëri, përfshirë edhe Top Channel, në korrik 2009 dhe TV Kombëtar Publike në shtator 2009
Si rezultat i këtij programi një firmë e suksesshme marketingu prodhoi një video pesë minutëshe të ngjashme me një model të prodhuar nga USAID / Mongoli për Panairin e Angazhimit Qytetar i quajtur Shqiptarët Mblidhen së Bashku Tani i cili u organizua nga Ambasada e SHBA në 21 qershor, 2012. Video, u filmua në sheshin Skënderbej, në rrugen Murat Toptani , duke treguar kënde të ndryshme të Tiranës, përgjigjet e qytetarëve shqiptarë të të gjitha sferat e jetës duke shprehur shpresat dhe ëndërrat e tyre për vendin e tyre, jetën e tyre personale, si dhe jetën e fëmijëve të tyre . Përgjigjet janë nga përfaqësues demografike të ndryshme duke përfshirë njerëz të moshave të ndryshme, gjinive, të ardhurave, klasave, dhe etnive. Në qendër të video ishin qytetarë me mesazhe të ndershëme dhe fymëzues duke u përqendruar në të njëjtën kohë në nevojat dhe qëllimet konkrete. Qytetarët jo vetëm që folën për shpresat e tyre të përgjithshme dhe ëndrrat, por biseduan gjithashtu rreth shqetësimeve që lidhen me kujdesin shëndetësor, arsimin, mjedisin, dhe qeverisjen.